Rihanna sërish me flokë të shkurtëra, sërish mahnitë

Sado që të luajë me pamjen, të realizojë pamje nga më të ndryshmet, ngjyra e modele flokësh të pafundme, Rihanna i kthehet gjithmonë pamjes së saj të vjetër të cilën duket se e dashuron!

Riri i preu sërish flokët shkurt dhe ka bërë daljen e parë publike me look-un e ri, duke na bërë nostalgjikë e duke na kthyer pas në kohë me këtë pamje.

Këngëtarja u kombinua me pantallona në ngjyrë jeshile, një bluzë të bardhë dhe dhe një pellush ngjyrë blu, duke u dukur super cool!

Rihanna dhe A$AP Rocky përfliten që prej dhjetorit të vitit të shkuar për një histori dashurie. Dyshja nuk janë shfaqur shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit për ta mbajtur sa më larg vëmendjes mediatike lidhjen, por nuk i shpëtojnë syrit të paparacëve sa herë dalin bashkë.

Në muajin prill, si rrallëherë ata janë parë bashkë në Los Angeles dhe fotot e tyre janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet. Artistët janë parë duke u larguar pasi kanë darkur dhe të dy ishin veshur me xhaketë në material lëkure.