Rihanna pozon për linjën e të brendshmeve, mahnit me format trupore
Rihanna është një prej artisteve më të suksesshme në industrinë e muzikës.
Rihanna vitet e fundit është orientuar shumë edhe në botën e biznesit.
Në imazhin e fundit, ajo ka pozuar me të brendshme, për të promovuar linjën e re të veshjeve nga marka e saj “Fenty”.
E veshur në blu, këngëtarja dukej mahnitëse, ndërsa dukej që tashmë ka larguar kilet e tepërta për të cilat është kritikuar muajt e fundit.
Kujtojmë që gjatë këtij viti, Rihanna është komentuar shumë për lidhjen me Hasaan Jamel, me të cilin thuhet se tashmë i ka ndarë rrugët.