Rihanna pozon me bikini dhe befason fansat me trupin e saj

Këngëtarja e me famë botërore, Rihanna, duket se është gati për pranverën. Ajo ka ndarë së fundmi disa pamje me ndjekësit, ku tregon format bombastike me bikini.

33-vjeçarja ka promovuar koleksionin e ri të rroba të banjave të markës së saj “Savage x Fenty”. Bikinit që ajo ka zgjedhur kësaj radhe janë me shumë lule, duke treguar kështu se ditët e ngrohta po vijnë.

Duket se pozat e Rihannës i kanë lënë pa fjalë ndjekësit e shumtë, të cilët kanë komentuar vetëm me emoji të ndryshme. Edhe pse ka kohë që është larguar nga tregu muzikor, ajo vijon që të qëndrojë pranë fansave të saj.

Rihanna vijon suksesshëm në biznesin e saj, i cili duket se i sjell shumë fitime e kalimin e kohës.