Rihanna pjesë e një tjetër projekti filmik

Rihanna do ta ketë një rol tjetër filmik.
Këngëtaren nga Barbadosi, Rihanna, së shpejti do ta shohim edhe në një tjetër projekt filmik, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë filmin triller për një muzikant lokal, në të cilin luan së bashku me Donald Glover (i njohur me emrin skenik Childish Gambino).

Filmi titullohet “Guava Island” dhe interesimi ka qenë i madh nga fansat ani pse për filmin nuk u fol shumë.

Kjo ngjarje flet për një muzikant, i cili themelon një festival muzikor, ndërsa Glover ka thënë se është i lumtur që e ka pasur mundësinë të prezantojë një temë universale së bashku me Rihannan.

Glover në film luan rolin e Deni Maroon, ndërsa këngëtarja do të paraqitet në rolin e të dashurës së tij, Kofi Navia
https://www.youtube.com/watch?v=In0P55759jU