Rihanna përdor hadithe në shfaqjen me të brendshme, e gozhdojnë myslimanët nga mbarë bota

Këngëtarja e njohur amerikane, Rihanna përsëri temë diskutimi nga myslimanët, pas përdorimit të hadithet në shfaqjen e saj të modës të cilën këngëtarja e promovoi ditë më parë.

Gjegjësisht, ajo kohët e fundit prezantoi linjën e saj të të brendshmeve të quajtur “Savage X Fenty” dhe përdori hadithe të islamit si sfond muzikor.

Këngëtarja shkaktoi zemërim të maadh në rrjetet sociale për këtë dhe u akuzua për mosrespektim të vlerave dhe themeleve të Islamit duke përdorur një këngë në të cilën vargje nga hadithi futeshin në muzikë.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna përballet me kritika nga komuniteti islamik. Ajo u dëbua nga Xhamia e Madhe në Abu Dhabi në vitin 2013 për shkrepjen e disa fotografive atje, të cilat menaxhmenti i kompleksit fetar i konsideroi të papërshtatshme.

Ndryshe, pasuria e këngëtares është rritur në mënyrë drastike, nga 210 milionë në 600 milionë.