Rihanna

Rihanna merr gjithë vëmendjen në Meksikë, e veshur me bikini ngjyrë ari (FOTO)

Ajo sapo ka lansuar koleksionin e saj të ri për brandin ‘Savage’ për ‘Fenty’.

Kështu Rihanna po shijon përfitimet e arritjeve të saj, duke kaluar pushime mjaft të nxehta në Meksikë.Ylli i hitit “Work” , 30 vjeçarja Rihanna mori gjithë vëmendjen kur ajo u shfaq e veshur me bikini ngjyrë ari në Meksikë, duke nxjerrë në pah format e saj trupore.

Duke shijuar diellin, këngëtarja u shfaq e tëra pa grim, ndërsa po shijonte ambientin përreth.Kengetarja fituese e çmimit ‘Grammy’, mori gjithë shkëlqim me bikinit e saj të kombinuara me një palë syze të holla dhe vathë me gurë.

Ndërkohë, Rihanna ka punuar fort për koleksionin e saj të ri ‘Savage’ për ‘Fenty’, në veçanti dy javët e fundit.