Rihanna, këngëtarja më e pasur në të gjithë botën

Rihanna është cilësuar si këngëtarja femër më e pasur, në të gjithë botën, me një pasuri më t lartë se sa damat madhështore të pop-it, Madonna, Celine Dion dhe Beyonce.

31-vjeçarja, Robyn Rihanna Fenty, ka një pasuri prej 600 milionë $, sipas “Forbes”, duke kaluar Madonnan me 30 milionë $, Dion me 150 milionë $ dhe Beyonce me 200 milionë $.

Në fakt sipas Forbes, shumica e pasurisë së saj vjen nga paterniteti me LVMH, kompania luksoze franceze, e cila është në bashkëpunim me markat më të njohura të modës nëpër botë.

Muajin e shkuar, ylli i muzikës lançoi markën e saj më të re në fushën e modës “Fenty”, në një butik në Paris, duke u kthyer në femrën e parë që ka krijuar një markë origjinale në bashkëpunim me LVMH.