Rihanna është shtatzënë! Këngëtarja në pritje të fëmijës së parë me A$AP Rocky (FOTO)

Këngëtarja e “Diamonds” dhe ikona e  modës, 33 vjeç, është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin A$AP Rocky.

Çifti u fotografua në New York City gjatë fundjavës, ku Rihanna zbuloi barkun e saj të rrumbullakosur, teksa kishte veshur një xhaketë të gjatë rozë, përcjell Demokracia.com.

Në një nga fotot e ëmbla, të cilat janë shkrepur në Harlem, ku A$AP Rocky u rrit, reperi puth në ballë nënën e ardhshme.

Në maj, A$AP Rocky i tha GQ për romancën e tij me Rihanna-n, duke e quajtur atë “dashuria e jetës sime”. Kur e pyetën se si është të jesh në një lidhje, ai tha: “Shumë më mirë. Shumë më mirë kur ke të duhurën. Ajo është ndoshta, si një milion të tjera. /Demokracia.com/