Rifat Jashari: Ta nderojmë gjakun e dëshmorëve nëse vërtetë ia duam të mirën këtij vendi

Në fshatin Ngucat të Malishevës, është bërë përurimi i kompleksit “Kodra e UÇK-së”, ku janë ekspozuar shkronjat UÇK, në shenjë nderimi për luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së dëshmorëve dhe veteranëve të luftës.

Në këtë ngjarje morën pjesë shumë personalitete të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mes tyre ishte i pranishëm edhe Rifat Jashari i cili iu drejtua më një fjalë rasti.

“Sot këtu janë grumbulluar këto tri shkronja, e që në ditët më të vështira që i patë kombi i ynë shqiptar diti të bashkohet rreth këtyre tri shkronjave dhe të luftoi kundër hordhive serbo-çetnike të Beogradit. Po këto shkronja të arta dhe të ndërtuara më gjakun e bijve e bijave tona duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët ku do që jemi. Ta nderojmë gjakun e dëshmorëve nëse vërtetë ia duam të mirën këtij vendi”, tha ai.