Ridvan Berisha thotë se Gërvalla është bërë horë: T’lumtë Isa Mustafa që nuk e lë brenda LDK-së

Gazetari Ridvan Berisha ka pasur disa akuza për kryediplomaten e Kosovës, Donika Gërvallën pasi që dje është bërë e ditur se e njejta ka refuzuar prezencën e TMK-së në rivarrimin e babait të saj, Jusuf Gërvallës.

Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se ministrja Gërvalla dyshon se është “hyzmeqare e nazistëve”.

Ai tutje, thotë se me gjasë edhe kryeministri Albin Kurti është në të njejtën frekuencë më Gërvallën.

“Mosvet! “Hajnat n’burg”, sllogan inteligjent i spinuazhit për të kamufluar pasionin për shpresën kundër kampit të luftës, në rastin tonë pati sukses, do ta keni problem shumë për të shijuar pushtetin me demagogji nën spiunazhin  “BND së Lindjes”, uroj të mos e përfundoni statusin si bërllog i shoqërisë! T’lumtë Prof. Dr.  Isa Mustafa që nuk e lë brenda LDK-së”, tha ai.