Ridvan Berisha: Ndalni linçimet ndaj Blerta Deliut!

Gazetari Ridvan Berisha i ka dalë në përkrahje deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, pas deklaratës së saj dje në Kuvendin e Kosovës dje ndaj ministres Albulena Haxhiu, e më pastaj edhe u kritikua.

Berisha ka thënë se Blerta Deliu ka cung-trung t’fortë familjare nga ana e babês dhe e burrit. “Krejt ju për nder e dini se une i çmoje pa kanar vlerat e luftes, i respektoj me pietet edhe djemtë tane, atdhetare të pashoq, që ndodhen në burgun e Maqedonisë. Por ndonjehere bie nê kurthin e ndreqit”, shkruan Berisha.

Sipas tij, Blerta është njëra prej deputeteve që përfaqeson shembullin me emancipues të një politikaneje të matur.

Ndërkohë, dje deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ndjenë keqardhje për deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës në lidhje me kunatin e ministres së Drejtësisë (MD), Albulena Haxhiu.

Postimi i plotë i Berishës:

Blerta nuk eshte e tille, eshte njera prej deputeteve qe perfaqeson shembullin me emancipues te nje politikaneje te matur. Je Deliu ka cung-trung t’forte familjare nga ana e babes dhe e burrit, 24 karat me origjine patriotike e atdhetare. Krejt ju per nder e dini se une i çmoje pa kanar vlerat e luftes, i respektoje me pietet edhe djemte tane, atdhetare te pashoq, qe ndodhen ne burgun e Maqedonise. Por ndonjehere bie ne kurthin e ndreqit.

Fytyreliget ndonjehere deshirojne te dukesh si ta. Blerta nuk eshte e tille, eshte njera prej deputeteve qe perfaqeson shembullin me emancipues te nje politikaneje te matur. Jemi njerez dhe ndonjehere mund te shtregohemi pa vetedije te tejkalojme veten. Linçimi eshte specialitet doktrinar i LVV, i konjkukturave te saj. Ndalni linçimet ndaj znj Deliu!

Po deshtet te respektoni deshmoret dhe heronjte e gjalle ndalini linçinet ndaj familjeve mbi gjakun e te cileve u vune edhe themelet e lirise. Respekt te pafund per heronjte tane, deshmore e te gjalle!