Ridvan Berisha i çon mesazh Kurtit: Albin ndali zagartë

Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka reaguar pasi në grupin “mekryeministrin” është shkruar për të dhe familjen e tij dhe institucionet ku janë të punësuar.

Sipas tij, këto shkrime po i bën vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.

Ai i ka quajtur “zagarë” ata që po i bëjnë këto shkrime, derisa i ka bërë thirrje kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që t’i ndalë.

Tutje, Berisha ka aluduar se në RTK ka të punësuar edhe nga Vetëvendosje.

“Albin ndali zagartë! Ka mbaru fushata, me t’thanë të drejten seriozisht m’boni nderë Fitore Pacolli që e ke angazhu vllain me luajt rolin e Berias e të Gebellsit apo të ajetullaheve. Veç azhurnone listën se i keni me bollëk edhe kontigjentin tuaj në RTK”, ka shkruar Berisha.