Ridvan Berisha flet për besimin e tij religjioz: Jam përcaktuar për të besuar në judaizëm

Gazetari Ridvan Berisha në emisionin Natë Vere në T7, ka folur për besimin e tij religjioz.

Berisha tha se është përcaktuar të besojë në një zot që lidhet me judaizmin.

“Jam përcaktuar për besimin në një zot që lidhet me judaizmin”, është shprehur Berisha.

Tutje, ai citoi një thënie të Fan Nolit ku tha se “Gjithçka mundesh me bo, veç një gjë s’mundesh, nëse e bën, e ke vulën e tradhtarit. Ne kemi lind dhe jemi shqiptar”.

“Unë nuk jam njëfarë besimtari i devotshëm, por meqenëse bota e sotme ku jetojmë, karakterizohet në rrënjët e saj, Athina djep i demokracisë, djep i filozofëve… Jerusalemi është kryeqytet i besimeve abrahamike edhe Roma kryeqytet i ligjit”, shtoi Berisha.