interesante

Ricky Martin, Lionel Messi, Ben Affleck … Videoja ku puthen VIP-at

Krijimi i këngës së re “Antes Que El Mundo Se Acabe” rezultoi terapeutik përgjatë karantinës, rrëfen artisti nga Puerto Riko, Residente.

“Ndihesha në ankth për shkak të gjithë pasigurisë kur po e shkruaja, dhe të shkruash për mua është si terapi,” i tha ai Billboard pas publikimit të këngës, të enjten.

Në videon e këngës shfaqen çifte të shumta duke u puthur, në mesin e tyre edhe VIP-a.

Kështu do mund të shihni Ricky Martin dhe partnerin e tij, Jwan Yosef, Lionel Messi-n dhe bashkëshorten Antonela si dhe Ben Affleck-un dhe të dashurën Ana De Armas.