Donald Trump Jr. i biri i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar një video pak para Konventës Kombëtare të Republikanëve, ku i pranishëm është edhe emisari Richard Grenell.
Trump Jr. përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka njoftuar rreth fjalimit të tij të mbrëmshëm në RNC.
“Jam shumë i emocionuar për fjalimin tim sonte në RNC, do të jetë mrekulli, s’më pritet që ju të dëgjoni mendimet e mia. Faleminderit për paraqitjen Richard Grenell”, ka shkruar ai.
Vlen të theksohet se Richard Grenell në fillim të muajit shtator pret në Ëashington kryeministrin Avdulla Hoti dhe presidentin Aleksandar Vucic, ku siç u tha do të diskutohet për sektorin e ekonomisë.
Ndër të tjera, në media u përmend se në takim ka gjasë të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, por që asgjë nuk është konfirmuar.







