Rezultati përfundimtar i të gjitha partive politike DOKUMENT

Eugen Cakolli, hulumtues në KDI ka shfaqur të dhënat e rezultateve përfundimtare nga secila parti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Cakolli thotë se këto rezultate priten të shpallen nesër nga KQZ.

Nga këto rezultate Lëvizja Vetëvendsoje ka marrur 49.94% të votave apo 437426 vota ose 58 deputetë.

Postimi i tij i plotë:

 Këto janë rezultatet përfundimtare të të gjitha subjekteve politike, pas përmbylljes së procesit të numërimit dhe rinumërimeve – në vendvotime dhe QNR. 🗳
*Rezultatet nuk dallojnë pothuajse fare nga projeksioni i sotëm, ndërsa numri i mandateve mbetet i njëjtë.
Të njëjtat pritet të shpallen nesër nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke i hapur rrugë rrjedhjes së afateve ligjore për parashtrimin e ankesave nga subjektet politike dhe/apo kandidatët e tyre, në PZAP dhe eventualisht Gjykatën Supreme. ✅
Procedurat ankimore në instancat përkatëse mund të marrin kohë deri në 8 ditë.