Rezultatet e vaksinës ruse anti-COVID tregojnë krijimin e antitrupave

Shkencëtarët rusë kanë publikuar rezultatet e para nga provat eksperimentale të vaksinës Sputnik V për koronavirus, e cila u miratua nga qeveria muajin e kaluar ndërsa zgjoi kritika nga ekspertë.

Në një raport të publikuar në revistën Lancet, të premten, zhvilluesit e vaksinës kanë thënë se vaksina është e sigurt dhe se ka marrë përgjigje pozitive në 40 personat e testuar në fazën e dytë. Megjithatë, ata thanë se pjesëmarrësit janë ndjekur për vetëm 42 ditë, duke shtuar se vaksina ka krijuar antitrupa tek ata, shkruan AP. 

Një pjesë e provave për siguri ka përfshirë vetëm burra të moshave 20-30 vjeç, kështu që është e paqartë se si mund të veprojë vaksina tek moshat më madhore.