“Rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer”/ Prezantohet vaksina italiane, “ReiThera” kalon fazën e parë

Një tjetër lajm i mirë vjen për luftën kundër covid. Italia sot ka prezantuar një tjetër vaksinë anti covid, e cila vlen të theksohet se ka kaluar vetëm fazën e parë.

Vaksina e quajtur Reithera ka kaluar fazën 1 bëjnë me dije mediat italiane.

Vullnetarët e regjistruar ishin 100, dhe 45 prej tyre u vaksinuan me doza të ndryshme. 92.5% zhvilluan antitrupa të zbulueshëm.

“Vaksina GRAd-CoV2 – shpjegoi drejtuesi shkencor Giuseppe Ippolito – është një dozë e vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimit”.

Gjatë konferencës për shtyp për të paraqitur rezultatet e fazës së parë, Ippolito specifikoi: “Ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe u vlerësua se: vaksina nuk kishte efekte anësore, një rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore. Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina është një dozë e vetme “.