Rezultat i ngushtë/ Ja sa vota i duhen LSI për t’i marrë mandatin Ramës në Durrës

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit po i afrohet fundit, ku tanimë kanë ngelur pa numëruar 39 qendra votimi.

Gara në këtë qark mbetet e hapur mes LSI-së dhe PS-së, ku deri më tani socialistët ia kanë dalë të mbajnë mandatin e 8-të që i takon Edi Ramës.

Nga numërimi i 394 Qendrave të Votimit, Partia Socialiste ka kaluar në avantazh, duke i rrëmbyer mandatin e vetëm LSI-së në këtë qark.

Nga kalkulimet rezultati mes PS dhe LSI në qarkun e Durrësit për këtë mandat lëviz për 22 vota.

Mandati i 8 në Durrës ka një simbolikë të veçante për PS-në, pasi në këtë renditje është vendosur kryeministri Rama.

Momentalisht mandatet janë ndarë: 8 PS dhe 6  PD.