Rezoluta e paraqitur nga LDK: Territori i Kosovës i pandashëm

Është paraqitur propozim rezoluta nga ana e LDK-së, e mbështetur edhe nga VV, e cila u lexua nga deputeti Avdullah Hoti.

“Territori i Republikë së Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se as presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të negocioi për tersin territoriale të Kosovës”, lexoi Hoti tekstin e rezolutës.

Kësaj rezolute, Memli Krasniqi propozoi t’i bashkangjiteshin edhe disa pika të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në fund seanca u shtye për nesër, pasi prezent në Parlament ishin vetëm 51 deputetë