Rezistenca ndaj antibiotikëve, operacionet e thjeshta mund të bëhen vdekjeprurëse

Më shumë se tre milionë operacione dhe tretmane për kancerin, që në Britani realizohen brenda vitit, mund të shndërrohen në vdekjeprurëse për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve.

Sipas të dhënave nga ky shtet, rastet e infeksioneve të gjakut si pasojë e rezistencës ndaj antibiotikëve janë rritur për më shumë se një të tretën brenda katër vjetësh.

Ekspertët kanë paralajmëruar se kjo krizë është duke u thelluar pasi ilaçet janë duke humbur fuqinë e tyre dhe nuk janë më të afta për të trajtuar infeksionet.

Pa antibiotikë infeksionet që lidhen me operacionet mund të dyfishohen, kështu duke vendosur pacientët në rrezik për zhvillimin e komplikimeve të rrezikshme.

Një gjë e tillë nënkupton se ndërhyrjet e thjeshta si prerja cezariane apo zëvendësimi i legenit, mund të bëhen vdekjeprurëse.