Rexhep Selimi:Vetëvendosje po rritet, njerëzit vijnë e shkojnë, Lëvizja mbetet

Vitin që e lamë pas, Kosova pati shumë zhvillimë të mëdha politik, ku demarkacioni i cili patë mbetur pezull për një kohë të gjatë, përfundoj në mars të vitit 2018.

Pikërisht në këtë vit, partia e cila në zgjedhjet e fundit doli e parë për besushmëri (Vetvendosje), u nda në dysh, ku 12 deputetë e braktisën këtë parti për të formuar një parti e cila tashmë është duke funksionuar si PSD në Kuvend.

Por për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, kjo nuk quhet ndarje, por braktisje e partisë nga një grup deputetësh.

Selimi në një intervist për Ballkani.info ka folur rreth zhvillimeve politike që e përcollën Kosovën në vitin 2018, po ashtu edhe për situatën e krijuar në partinë e tij gjatë këtij viti, ai ka folur edhe rreth dialogut ku sipas tij është i dëmshëm dhe i pa pranueshëm.

Më gjerësisht mund ta lexoni intervisten e plotë:

Ballkani.info: Vetëvendosja në vitin 2018 pësoj ndarje të partisë, si e shihni ndarjen e VV-së?

Rexhep Selimi: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur ndarje, por ka pësuar braktisje të një grupi deputetësh të cilët e kanë formuar një grup të veçantë parlamentar në kuvend. Pavarësisht kësaj, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar rritjen dhe organizimin e saj edhe më shumë se sa më parë. Njerëzit vijnë e shkojnë, Lëvizja mbetët!

Ballkani.info: Pas kësaj përçarje në parti, a ka pasur ngritje apo rënje VV-ja?

Rexhep Selimi: Se sa jemi rritur do ta tregojnë zgjedhjet e ardhshme si e vetmja peshore e fuqisë politike. Shqetësimet që kanë kundërshtarët tonë politik, sulmet që po i bëhen Lëvizjes nga pushteti dhe në të njëjtën kohë edhe nga ata që e braktisën këtë lëvizjë, është treguesi më i mirë se ne po rritemi, po forcohemi dhe pashmangshëm do të fitojmë në zgjedhjet e ardhshme. Le t’ia lëjmë kohës këtë gjë.

Ballkani.info: Si e komentoni formimin e delegacionit për bisedime me Serbinë, dhe pse VV-ja nuk ka pranuar të jetë pjesë e delegacionit?

Rexhep Selimi: Gjithmonë duhet paraprakisht objekti i bisedimeve. Nuk kemi përse të bisedojmë me Serbinë për çështje që takojnë vetëm Kosovës. Por për gjëra që duhet të zgjidhën në mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinjë, atëherë deri në atë fazë do të mund të arrinim vetëm nëse paraprakisht ndodh dialogu i brendshëm në kuvend, përpilohët lista e kërkesave të Kosovës për Serbinë dhe të ndërtohet platforma politike e Kosovës karshi Serbisë, e pastaj të mendohet se kush do të jetë ai ekip që do ta shpalos këtë platformë. Gjithësesi do të duhej të kishtë bisedime me BE-në për dialogun para së të kishte dialog. Kështu që, formati aktual dhe objektivat e këtij dialogu janë të dëmshme dhe të pa pranushmë për ne.

Ballkani.info: Sipas jush si duhet të zhvillohen bisedimet në çfarë mënyre?

Rexhep Selimi: Gjithmonë duhet paraprakisht objekti i bisedimeve. Nuk kemi përse të bisedojmë më Serbinë për çështjë që i takojnë vetëm Kosovës. Por për gjëra që duhet të zgjidhën në mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtetë fqinjë, atëherë deri në atë fazë do të mund të arrinim vetëm nëse paraprakisht ndodh dialogu i brendshëm në kuvend, përpilohet lista e kërkesave të Kosovës për Serbinë dhe të ndërtohet platforma politike e Kosovës karshi Serbisë,e pastaj të mendohet se kush do të jetë ai ekip që do ta shpalos këtë platformë. Gjithësesi do të duhej të kishtë bisedime me BE-në për dialogun para se të kishte dialog. Kështu që, formati aktual dhe objektivat e këtij dialogu janë të dëmshme dhe të pa pranueshme për ne.

Ballkani.info: Si e komentoni rritjen e taksës 100 % Kosovës dhe a mund të konsiderohet si sukses i Qeverisë Haradinaj?

Rexhep Selimi:Taksa 100% ndaj produktëve të Serbisë do t’i shkaktojë vetëm përparësi tregut të Kosovës. Dëme do t’i shkaktohen vetëm Serbisë, trëgtarëve serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë.Ne e kemi mbështetur këtë veprim, por nuk është i mjaftueshëm. Me Serbinë Kosova duhet ta aplikojë reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik dhe politik.Taksa 100% është vëtëm njëra nga ato veprime që duhet t’i ndërmarrë Kosova, por nuk është e mjaftueshme.

Ballkani.info: Kuvendi i Kosovës i ka votuar projektligjet e nismës së transformimit të FSK-së për ushtri, a mendoni që ky proces do të përfundoj shpejt?

Rexhëp Selimi: Lëvizja Vetëvëndosje gjithmonë e ka pasur dhe e ka qëndrimin e palëkundur që Kosovës duhët t’i rriten kapacitetët e saj në fushën e Mbrojtjës dhe të Sigurisë. Në kuadër të kësaj kemi mbështetur edhe ndryshimet kushtetuese për formimin e Forcavë të Armatosura e po ashtu edhe ndryshimet ligjore për rritjen e kapacitetëve ushtarake të FSK-së, prandaj i kemi mbështetur dhe i kemi votuar ligjet që kanë të bëjnë më mandatin e ri të FSK-së. Ndonësë, do të donim që Kosova t’i formonte Forcat e Armatosura, në pamundësi të ndryshimeve kushtetuese, ne i kemi mbështetur ligjet për FSK-në. Sot Kosova i ka tre ligje për mandatin ushtarak të FSK-së, por, kjo nuk mjafton nëse Qeveria nuk e trajton edhe në aspektin buxhetor me financat e mjaftueshme dhe të nevojshme për zhvillimin dhe aplikimin e ligjëve të sapo votuara.

Ballkani.info: Gjykata Speciale tash së fundi ju ka dërguar ftesa disa personave, a keni marrë një ftesë të tillë nga Haga, dhe si e komentoni Gjykatën Speciale?

Rexhep Selimi: Unë personalisht nuk kam marrë ndonjë ftesë nga ajo gjykatë, por kjo për momentin nuk është me rëndësi. Kjo gjykatë është e padrejtë për shqiptarët dhe për UÇK-në. Prandaj nuk do të duhej të votohej nga Kuvendi i Kosovës dhe nga deputetët që shumë prej tyre tash janë penduar.

Ballkani.info: Si e komentoni Qeverisjen Haradinaj?

Rexhep Selimi: Qeveria Haradinaj, ndonëse ka marrë disa veprime populiste, është qevëri e dështimit, qevëri e kaosit dhe qevëri e anarkisë institucionale. Kjo qevëri ka dështuar sidomos në zhvillim ekonomik, në diplomaci dhe në luftën kundër korrupsionit.

Intervistoj:Besarta Hoti