Chad Mair është emëruar si bashkë-mbrojtës ndaj Rexhep Selimit i cili akuzohet së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë për krime lufte.
Vendimi është marrë me 30 tetor 2024 pas kërkesës së mbrojtësit të Rexhep Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.
Sipas vendimit të Administratores, me 11 tetor 2024, Roberts kishte dorëzuar kërkesën e tij duke njoftuar se dëshironte që të ndihmohej nga Mair si bashkë-mbrojtës.
Ndërsa, me 22 tetor 2024, Roberts kishte dorëzuar të gjithë dokumentacionin përkatës ku me 30 tetor Mair u emërua si bashkë-mbrojtës, raporton Betimi për Drejtësi
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.







