Rexhep Selimi uron lirimin me kusht të Sylejman Selimit: Drejtësia i ka borxh atij

Deputeti dhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është shprehur i lumtur me rastin e lirimit nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

“Sot po kthehet Gjenerali!

Po kthehet në shtëpi, pranë familjes dhe miqve të tij. Po kthehet pas një lirimi me kusht pasi tashmë i kaloi 2/3-tat e dënimit te padrejtë”.

Rexhep Selimi shtoi se drejtësia i ka borxh shumë Sylejman Selimit.

“Pas shumë padrejtësive ndaj tij, pas shume vuajtjeve të familjes së tij, pas shumë problemeve shëndetësore, pas shumë kohe të kaluar padrejtësisht në burg, ai po kthehet në shtëpi. Por, edhe pse ai tashmë po kthehet, “sistemi i drejtesise” në Kosovë i ka shumë borxhe atij”.

Urime familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve!