Rexhep Selimi: Qëndrimet e Vjosa Osmanit janë në përputhje me qëndrimet e Vetëvendosjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë që sot do të marrin vendimin për pjesëmarrje nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës për formimin e Qeverisë së re me në krye Avdullah Hotin.

Selimi ka vlerësuar se kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qëndrime të cilat janë të ngjashme me ato të Vetëvendosjes.

“Qëndrimet e Osmanit janë në përputhje me VV-në, pra këto qëndrime janë më shumë në përputhje me votuesit e LDK-së, që kanë besuar në ndryshim”.

“Osmani po mban jo vetëm qëndrim të njëjtë me VV-në, po mbi të gjitha qëndrim të njëjtë me votuesit e saj, që dikur e kanë votuar LDK”, ka thënë ai.

Selimi tutje ka përmendur edhe protestën për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi, për çka thotë se kushdo që përjashton protestën në raste të tilla, sipas tij bën gabim.

“Konsiderojmë që ashtu siç ishte dekreti jokushtetues i Thaçit, për nominimin e subjektit jo fitues për mandatar të Qeverisë, poashtu aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të këtij dekreti është i padrejtë”.

“Ne nuk i përjashtojmë protestat edhe pse për të premten ne nuk jemi organizatorët, nuk i kemi thirrë këto protesta”, ka thënë ai