Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të përkrah taksën dhe rezistimin e kryeministrit Ramush Haradinaj karshi presioneve për heqjen e kësaj mase.
Sipas deputetit nga radhët e VV-së Rexhep Selim, nëse taksa vazhdon të jetë pengesë për negociatat e Thaçit me Serbinë, më e duhura është të vazhdojë taksa e jo negociatat.
Selimi për Ballkani.info ka theksuar se në këtë situatë të cilën jemi ne, gjëja më e duhur është që vendi të shkoj në zgjedhje, sipas tij jo për shkak të taksës por për shkak të keq qeverisjes.
“Taksa ndaj mallrave serbe është e mirë, por jo e mjaftueshme. Në raport me Serbinë Kosova duhet të aplikojë reciprocitet të plotë. Por, nëse taksa ka dalë edhe si pengesë për negociatat e Thaçit me Serbinë, atëherë, aq më mirë, le ta vazhdojë taksa e jo negociatat”, ka thënë ai.
Selimi ka folur edhe për zgjedhjet e parakohëshme.
Sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, jo për shkak të taksës, por për shkak të keqqeverisjes.
“Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja për arsye të interesit të saj, sepse kërkon interesi i qytetarëve të Kosovës. Në këtë kolaps institucional, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme”, ka thënë Selimi. /Ballkani.info/







