Rexhep Selimi kërkon siguri nga ndërkombëtaret pas intervistimit në Hagë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në dhjetor të vitit të kaluar kishte udhëtuar drejt Hagës, për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale.

Burimet ndërkombëtare të IndeksOnline kanë thënë se Selimi pas këtij intervistimi ka kërkuar siguri të lartë nga ndërkombëtarët.

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e të dyshuarit.

Ende nuk dihet arsyeja pse anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është drejtuar me këtë kërkesë.