Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen, gruaja e tij e uron nga Haga

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen. Ai ka marrë një urim nga bashkëshortja e tij, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi.

Shqipe Mehmeti Selimi ka postuar një foto të Selimit në unifromën e UÇK-së, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar “Urime ditëlindjen Rexhë!”.

Ajo ka etiketuar vendin ku po qëndron, në Hagë.