Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, përmes një shkrimi në Facebook e ka goditur kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i thënë se në krye të ministrisë së Arsimit e emëroi mbesën e spiunit të UDB-së, Besa Shahinin.
Njëherit ka përgëzuar presidentin Meta që nuk e dekretoi Gent Cakaj për ministër të jashtëm.
Sipas Selimit, presidenti Ilir Meta nuk do duhej ta dekretonte as Besa Shahinin.
Selimi sikurse edhe shefi i tij, Albin Kurti, është marrë me Baton Haxhiun e Klan Kosovës.
“Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!”, ka shkruar Selimi.
E mbërëm, Kurti, e rëndoi shumë Baton Haxhiun.
“Sepse, si po e mendon këtë punë Hashim? Dhjetëra luftëtarë e pjesëtarë të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa e deri te Sokol Dobruna, Kadri Veseli e Xhavit Haliti të shkojnë në Hagë, kurse ti në Prishtinë të jesh president me Baton Haxhiun?! Shko ti në vend të të gjithë atyre Hashim. Shko në Hagë. Për ata. Për vete. Shko. Mos e malltreto popullin dhe shtetin, shokët dhe vetveten. Shko ti”, shkroi Kurti.
Postimi i plotë i tij:
E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.
Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!
A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?
Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.
Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull!







