“Rexhep Selimi duhet dhënë llogari për komunikatën 59, vrasja e Behadin Hallaqit dhe Haki Imerit
Djali i Haki Imerit, Kastrioti, ka reaguar pas ftesës së Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuar të Hagës.
Ai në rrjetin e tij social “Facebook” me emër të babait të tij, ka thënë se Selimi duhet të jap sqarime të sakta për komunikatën 59, për vrasjen e Behadin Hallaqit dhe të rrëfej se kush e kishte kidnapur Haki Imeri.
“Duke kuptuar se është goxha njeri i fjalës zoti Selimi, shpresojmë se do te sqaroj për komunikaten 59 se kush ishte autori i vërtetë i saj, të sqaroj rastin e Behadin Hallaqit dhe me vonë kur ishte minister i Qeverisë Thaçi ne vitin 1999 të rrëfej kush dha urdhër dhe kush e kidnapoj Haki Imerin”, ka shkruar Kastrioti.
Imeri ka shtuar se për këto ngjarje Selimi duhet të flas të vërteten se kush janë urdhëruesit dhe ekzekutuesit.
Vrasja e Haki Imerit, veprimtare i LDK-së kishte shënuar vrasjen e parë politike në Kosovë pas luftës.
Rexhep Selimi përmes rrjetit të tij social para disa minutash ka treguar se ka marrë ftesë nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit.