Rexhep Selimi demanton Agim Veliun për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ditë më parë deklaroi se hyrja e xhadarmërisë serbe në Karaçevë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor i KFOR-it dhe Forcave të Armatosura të Serbisë.

“Nga Gjenerali Risi u njoftova se KFOR-i ishte alarmuar për këtë incident nga raportimet e mediave, pasi që një veprim i tillë ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët rutinor dhe i sinkronizuar i KFOR-it dhe i Forcave të Armatosura të Republikës së Serbisë, me të cilat që nga viti 2008, KFOR-i zhvillon patrullime të përbashkëta përgjatë vijës kufitare. Pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Por Rexhep Selim nga Lëvizja Vetëvendosje, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka thënë sot se nuk është e vërtetë që ka qenë patrullim i përbashkët, shkruan Reporteri.net.

“Nuk është i vërtetë që ka qenë patrullim i përbashkët. Nëse KFOR-i ka të drejtë me hy, policia serbe s’ka drejt me hy”, ka deklaruar Selimi.