Njëri prej themeluesve të UÇK-së, Rexhep Selimi, është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Selimi është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës së konfirmuar nga Specialja, shkruan ballkani.info

Para se të deklarohet për fajësinë, ai ka mbajtur një fjalim para gjykatësit.

Fjalimi i tij kishte të bënte me legjitimitetin dhe punën e Gjykatës Speciale, luftën e pastër të UÇK-së, dhe gjenocidin që Serbia kreu në Kosovë