Ish kryetari i BIK
Rexhep Boja i jep fund enigmës: Unë e lava xhenazen e Ibrahim Rugovës
Një kohë të gjatë është spekuluar se Ibrahim Rugova është konvertuar në fenë katolike. Madje, mediat kishin shkruar se ish-presidenti është pagëzuar me emrin Pjetër.
Por, në një prononcim për Gazetën Express, Rexhep Boja, ish-kryetar i BIK-ut, u dha fund krejt këtyre spekulimeve. Tha se ai ia lau xhenazen Rugovës.
“Po, unë ia kam la xhenazen edhe ja kam falë namazin e xhenazes presidentit Rugova”, tha Boja. Duke mohuar zërat që presidenti ishte konvertuar në fenë krishtere.
Ky debat u hap edhe mbrëmë në emisionin Pressing në T7, i ftuar ishte edhe kryeimami i Kosovës Naim Tërnava.
Lidhur me temën, Tërnava tha se Rugova është varrosur me ceremonitë fetare islame. /Ballkani.info/