Xhavit Rexhaj

Rexhaj: Propozoj një muaj mbyllje totale

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Xhavit Rexhaj ka propozuar një muaj mbyllje totale. Ai ka shkruar në Facebook se ky është kulmi i vdekjeve nga koronavirusi.

Rexhaj shkruan se nëse nuk merren masa drastike të izolimit, mund të humbasë plotësisht kontrolli dhe se spitalet shpejt mund të bllokohen.

“Propozoj nje muaj mbyllje totale! Covidi ne Kosove po then rekorde te zeza çdo ditë: sot 2295 te infektuar dhe 18 te vdekur! Dhe ky nuk eshte kulmi i numrit te vdekjeve! Keto jane humbje te jetes te para 10 diteve kur kishim disa qindra te infektuar! Pas 10 ditesh tragjedia mund te mberrije lehte ne dhjetera viktima! Me rastet e infektuara tashme keto dite! Nese nuk merren masa me drastike te izolimit shume shpejte do te jete teper vone dhe mund te hyjme ne nje etape paniku dhe te humbjes se plote te kontrollit! Spitalet shpejte mund te bllokohen!”, ka shkruar Rexhaj.

Ai tha se kjo do ta kufizonte numrin e viktimave potenciale, duke e shtuar edhe numrin e vaksinimeve.

“Dihet se vaksinimi eshte zgjidhja e vetme por deri sa ta mbrojme popullaten me ritmin e tanishem te vaksinimit do te na duhen edhe se paku 120 dite. Ne nderkohe mund te humbim me qindra e mijera jete njerezish! Cmim teper i larte i mosveprimit! Prandaj propozoj nje mbyllje maksimale per kater jave!Gjate kesaj kohe do te ruheshin funksionet e sherbinet esenciale! Kusht per suksesin e nje mbylljeje te tille eshte qe te administrohen se paku 40,000 deri 50,000 vaksina ne dite! Gati trefishi i numrit te tanishem! Me 800,000 vaksinat e tanishme do te mberrinim te imunizonim rreth 60 % te popullates! Do kufizohej shume numri i viktimave potenciale! Plus mbyllja do ta ndalte hovin e infektimeve dhe vdekjeve te reja”, ka shkruar Rexhaj.

Sipas tij, vonë për këtë ishte edhe para 10 ditësh, andaj tha se propozon këtë masë kaq ekstreme.

“Propozoj mbyllje te plote sepse mbyllja parciale sjelle vetem deme ne ekonomi e ne jete – jo edhe mbrojtje! Po propozoj mbyllje sepse popullata e Kosoves nuk frikesohet prej armiqve te padukshem! Po propozoj mbyllje per mbrojtjen e popullit para se te behet teper vone! Ne te vertete vone ishte para dhjete ditesh!”, ka shkruar Xhavit Rexhaj.