Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, është shprehur i shqetësuar me gjetjet e Indeksit të Reporterëve pa Kufij për lirinë e media në Kosovë.
Ai ka bërë me dije se raporti tregon për një rënie të jashtëzakonshme të lirisë së medias në Kosovës.
Në profili e tij në “Facebook”, ai ka përmendur arsyet kryesore pse Kosova ka rënë për 19 në këtë indeks.
“Rënie e jashtëzakonshme e lirisë së medies në Kosovë, sipas Indeksit të Reporterëve pa Kufij. Ndër arsyet kryesore që përmend raporti janë presionet politike ndaj gazetarëve, tentimi i Qeverisë për të mbyllur Klan Kosovën dhe për të ndikuar në pavarësinë e Transmetuesit Publik nëpërmjet emërimit të drejtorit të TV, të afërt me partinë politike në pushtet”, ka shkruar Rexha.







