Revolucion te Barcelona, këta janë tre lojtarët që prijnë në listën e largimeve

Klubi katalanas do të nisë një spastrim brenda skuadrës për të ardhmen.

Stinori që sapo është mbyllur ka lënë shumë pikëpyetje rreth së ardhmes së Barcelonës.Një sezon i cili mund të mbyllej me tripletë, u shkatërrua në momentin kur Barcelona pësoi debakël në Anfield nga Liverpooli dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Pas këtij eliminimi pasoi edhe humbja në finalen e Kupës së Mbretit, ku Barça u desh të kënaqej në fund vetëm me titullin e La Ligës. P

ër të mos përsëritur gabimet e këtyre viteve të fundit, te Barcelona duan të bëjnë ndryshime të mëdha, duke nisur nga largimet e disa lojtarëve që kanë qenë pjesë e formacionit bazë.

Diario Sport, shkruan që Samuel Umtiti, Ivan Rakitiq dhe Philippe Coutinho, janë tre lojtarët që do t’i japin lamtumirën Barcelonës së bashku me Jeison Murillo, Kevin Prince Boateng, Jasper Cillessen, Thomas Vermaelen dhe Rafinha Alcantara.

Plotë tetë futbollist pritet të largohen nga Camp Nou, e më pas do të fillojnë blerjet e lojtarëve, për të krijuar sërish një skuadër e cila do të mund të konkurrojë për të fituar Ligën e Kampionëve, trofe ky të cilin katalanasit për herë të fundit e kanë fituar në vitin 2015.