Revoltohet pas ndarjes, publikon fotografi të së dashurës

Në Gjilan është arrestuar një person pasi që si shenjë revolte kundër ndarjes kishte postuar fotografi të së dashurës në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës njofton se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas dhe 4(katër) copë fishekë, përcjell Ballkani.info.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 2 ditë.

loading…