Revista franceze shkruan për moderatoren shqiptare

Ajo ka profilin e një vajze që ja del mbanë në çdo fushë fal forcës, vullnetit dhe pasionit të saj.

Albana Osmanin e kemi parë të shkëlqejë në gjithçka, si moderatore, piktore dhe drejtuese e një shoqate bamirësie. Emri i saj është bërë shumë i njohur edhe jashtë trojeve shqiptare dhe e kemi parë shpesh të bëhet pjesë edhe e kopertinave të revistave ndërkombëtare. Pak kohë më parë ajo u shfaq në një revistë gjermane dhe londineze, ku foli për të gjithë karrierën e saj dhe në veçanti për fondacionin “Ti je një luledielli”.

Së fundmi Albana është shfaqur edhe një revistë kulturore franceze, “Utopian Magazine”. Për Albanën ka qenë një kënaqësi e veçantë të bëhet pjesë e kësaj reviste, sepse drejtohet nga djali i profesorit të saj të liceut. Duke qenë se Albana është e specializuar në fushën e arteve vizive këtë herë ajo është shfaqur në profilin e një artisteje.