Revista satirike franceze, “Charlie Hebdo” ka ribotuar karikaturat e Profetit Muhamed që i bëri ata shënjestër të një sulmi vdekjeprurës terrorist në vitin 2015.

Ripublikimi vjen një ditë para se 14 persona të dalin në gjyq, të cilët janë akuzuar se kanë ndihmuar dy sulmues islamik që kryen krimin me armë më 7 janar të vitit 2015.

Dymbëdhjetë njerëz u vranë, duke përfshirë karikaturistë të famshëm gjersa disa ditë më vonë pesë persona vdiqën në një sulm tjetër në Paris, raporton BBC.