Zbardhja e fatit të të gjithë të zhdukurve është edhe një zotim ndërkombëtare në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë- Sebi. Për këtë ka shkruar edhe prestigjiozja “Reuters”, e cila thotë se të pagjeturit janë pengesë kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Hetuesit përdorën imazhe satelitore për të gjetur varrin masiv në një minierë të hapur në Kizevak në jug të Serbisë.
“Gjetjet e tyre sugjeruan se mund të kishte deri në 17 trupa” kështu u tha gazetarëve Veljko Odalovic, kreu i Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur.
“Eksperti i Forensikës Suzana Matejic tha se hetimi i mëtejshëm do të ndalohet në një periudhë afatshkurtër nga kufizimet e afërta të dimrit dhe koronavirusit. Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë. Luftimet përfunduan në 1999 pas sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë tashmë të shuar”, thuhet ndër të tjerash në artikullin e “Reuters”.
Në artikull thuhet se shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe qindra tjerë janë ende të zhdukur. Ibrahim Makolli, përfaqësuesi i Kosovës për personat e zhdukur, tha se duhet të jetë një përparësi për të gjetur personat përgjegjës për vdekjet, duke shtuar: “Ata duhet të marrin dënimin e merituar.”
“Hetimi që çoi në zbulimin ishte një përpjekje nga Serbia, Kosova, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe EULEX, misioni i drejtësisë dhe policisë i BE-së në Kosovë”, shkruan Reuters.
Varri masiv më i madh nga lufta i gjetur deri më tani, që përmbante trupat e më shumë se 800 shqiptarëve të Kosovës, u gjet në 2001 në një stacioni policie afër Beogradit.
“Kosova shpalli pavarësinë në 2008, por Beogradi refuzon ta njohë atë. Serbia ka aplikuar për të qenë një anëtare e Bashkimit Europian dhe Kosova gjithashtu dëshiron të jetë pjesë e BE, por të dy duhet të normalizojnë lidhjet para se të mund të bashkohen”, përfundon artikullin “Reuters”.
Kujtojmë, që në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999, shkruan Gazeta Metro.
Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-99.
Për krime lufte në Kosovës, përfshirë transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë në varreza masive, në Tribunalin e Hagës është dënuar ish-ndihmës i ministrit të Policisë dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë,Vllastimir Gjorgjeviq. Ai u dënua me 27 vjet burg. Ky dënim më vonë është ulë në 18 vjet.







