Ylli i Borussia Dortmund

Reus: Kemi ekip për ta mposhtur Barcelonën

Ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, ka dalë para gazetarëve para ndeshjes Borussia-Barça (të martën, në ora 21:00), e para në Champions League për sezonin 2019/20.

Ai beson se Dortmundi ka kapacitete për t’i marrë pikët e plota në “Signal Iduna Park” kundër Barcelonës.

“Duhet të vuajmë shumë në këtë ndeshje, por duhet të jemi të guximshëm”, u shpreh Reus.

Reus e di se Dortmundi ka ekip fantastik, duke veçuar Paco Alcácer që ka shënuar 10 gola në 8 ndeshje zyrtare.

“Për Paco Alcácer do të jetë ndeshje speciale dhe shpresoj që do ta shijoj atë. Ai luan në mënyrë inteligjente dhe është golashënues shumë i mirë”.

Marco Reus e di se gjithmonë është speciale të luash në Champions dhe u ka dërguar një mesazh të gjithëve: “Duam ta fitojmë këtë ndeshje në shtëpi”.

“Kemi mjaftueshëm ekip të mirë për të fituar”.

loading…