Resul Sinani kandidon për deputet

Resul Sinani përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se do jetë kandidat për deputet nga AAK në Kuvendin e Kosovës.

Sinani ka vazhduar më tej duke thënë se çdo vendim apo veprim do ta bëjë ashtu siç do e bënte për fëmijët e tij. Më tej Sinani ka shkruar se se këtë garë do e marrë me shumë sportivitet, dhe se fitorja e koalicionit AAK-PSD garanton se Kosova do të jetë 100% për të gjithë.

Statusi i plotë:

Të dashur familjarë, të afërm e miq, kolegë e ish-kolegë, ju që me keni njohur për së afërmi si gazetarë, moderator, ju studentë e ish studentë që më keni njohur si e ligjërues tuajin, të nderuar qytetarë të Kosovës, jam shumë I NDERUAR të ju njoftoj, se do të jem kandidat për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës!Besimi që më është dhënë nga Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe nga Kryesia e AAK-së, që të jem në listën e kandidatëve që garojnë për deputetë, përkrah shumë personaliteteve të dëshmuara politike të AAK-së dhe shumë të tjerëve të rreshtuar së fundmi në AAK, me bën nder dhe është vlerësim shumë i madh për mua. Ky vlerësim për mua është obligim që të punojë me sinqeritet, dinjitet, nder e përkushtim për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë, duke zbatuar politikat programore të koalicionit Fitues AAK-PSD për 100% Shtet, me 100% Guxim, Dije dhe Përkushtim!

FITOREN TIME E BAZOJ në të qenit 100% vetja, në origjinalitetin tim me të cilin më njihni, në sinqeritetin dhe përkushtimin tim me të cilin kam kryer çdo punë dhe funksion përgjatë dy dekadave në televizion, e pothuajse 15 vjetësh në mësimdhënie, DO TA SYNOJ me sinqeritet, përkushtim dhe angazhim gjatë takimeve dhe komunikimit që do ta kem me shumë qytetarë gjatë ditëve të fushatës, si dhe me PREMTIMIN se çdo vendim dhe çdo veprim do ta bëj sikur ta bëja për fëmijët e mi Luelën, Anuarin dhe Azalean.GARËN do ta marr me shumë sportivitet, duke besuar se qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht votuesit e koalicionit AAK-PSD, këtë garë do ta shndërrojnë në festë të fitores për të gjithë vendin. Fitorja e koalicionit AAK-PSD garanton se Kosova do të jetë 100% për të gjithë!
Na priftë e mbara!
100%
KOSOVË
GUXIM&DIJE
PËRKUSHTIM

loading…