Resort turistik në malet e Kamenicës, nënshkruhet projekti 6 milionësh VIDEO

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar marrëveshje mes Komunës së Kamenicës dhe investitorit “Kika Hills” për fillimin e investimeve në malet e Kikës.

Janë 6 milionë euro që pritet të sjellin turistë nga mbarë Kosova dhe jo vetëm në vendin ku pritet të ketë hotel, restorant, hapësira rekreative, si dhe shtigje për këmbësorë e çiklistë.

Ky projekt që do të punësojë 70 persona, ndër ta 30 gra dhe 5% persona me aftësi të kufizuara, ka për qëllim edhe uljen e shpërnguljeve të banorëve që në atë pjesë tashmë kanë mbetur shumë pak.