Reshjet e shiut, qyteti i Pejës rrezikohet nga përmbytjet

Reshjet e shiut që kanë filluar të bien gjatë ditës së sotme, kanë nisur të shkaktojnë shumë probleme në disa komuna.

Në qytetin e Pejës, disa rrugë dhe lokale rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e sasisë së madhe të ujit.

Në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, qytetarët shihen duke bërë përpjekje që të parandalojnë depërtimin e ujit nga kanali i hapur.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në qendrën e qytetit të Pejës.

Vërshimet janë paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik Kosovës.

IHMK bëri të ditur se disa zona të Dukagjinit mund të preken më së shumti nga vërshimet.