Reshjet e mëdha të shiut, rrëshqitje dheu në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së sotme , në një pjesë e auto-udhës Vërmicë-Gjuricë ka pasur rrëshqitje të dheut.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se autostrada “Ibrahim Rugova”, është e qarkullueshme.

“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha “Ibrahim Rugova” është e qarkullueshme. Ministria e Infrastrukturës ka sinjalizuar vendin dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen”, thuhet në njoftim.

Vërshime sot ka pasur edhe në Drenas, Malishevë e vende të tjera të Rajonit të Dukagjinit.