Reshjet e mëdha të shiut, policia apel vozitësve për kujdes të shtuar

Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.

Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bije në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetitta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.