Gjatë ditës së sotme në Kosovë ka mbizotëruar mot i ftohtë me reshje të mëdha të borës.
Bora ka sjellur vështirësi në qarkullimin rrugor të qytetarëve, përkundër pastrimit të tyre në komunat përkatëse.
Megjithatë, rrugët regjionale kanë qenë pjesërisht të kalueshme dhe nuk është hasur në bllokime, raporton Ballkani.info.
Gjendja e njejtë ka përcjellur edhe udhëtimet ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, ‘Adem Jashari’.
Zyrtari për informim në Aeroportin e Prishtinës, Unidon Krasniqi, në një prononcim për Ballkani.info, ka thënë se përkundër reshjeve të dëborës, nuk ka pasur fluturime të anuluara.
“Fluturimet e planifikuara gjatë ditës së sotme janë realizuar përkundër disa vonesave si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike. Ekipet tona janë të përgatitura maksimalisht si dhe në vazhdimësi po punojnë në mundësimin e realizimit të fluturimeve të parapara” ka thënë Krasniqi për Ballkani.info.







