Reshjet e mbrëmshme të shiut shkaktojnë dëme të mëdha në bujqësi në Suharekë

Mbrëmë shi i rrëmbyeshëm dhe breshër ra në disa komuna, pas motit të nxehtë që mbretëroj ditëve të fundit.

Por këto reshje kanë shkaktuar jo pak dëme në bujqësi.

Dëme të mëdha shiu ka shkaktuar në Suharekë, konkretisht në fshatin Nëpërbisht. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

“Rreshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës. Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qëndrore, e natyrisht do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, ka shkruar ai.