Reshje shiu edhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:Parashikimi i Motit për ditën e diele, 11 shtator 2022!Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare./Demokracia.com/