Sot pritet të ketë reshje të borës në Kosovë, ndërkaq dita parashikohet të jetë e freskët dhe me erë.

Sipas Prishtina Weather, në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu, të cilat do të pushojnë deri në orët e pasdites.

Rrebeshe shiu pritet të ketë përreth viseve malore, ndërkohë që në zona të larta malore mbi 2000m priten edhe reshje bore.

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten më mes 9C deri 15C, e në vise malore 7C deri 15C.